Minstri ukrainas zbulon prapaskenat e negociatave në Turqi

Kuleba: Doja ta godisja me grusht ministrin e Jashtëm Lavrov

Bisedat më të vështira janë ato ku të duket sikur dëshiron të shkosh dhe ta godasësh me grusht në fytyrë personin, por nuk mundesh.”

Kështu i ka përshkruar ministri i Jashtëm ukrainas Dmitri Kuleba prapaskenat e negociatave mes përfaqësuesve të lartë të Kievit dhe Moskës në Antalia, dy vite më parë.

Këto detaje shefi i diplomacisë së Kievit i tregoi në një intervistë me një bloger ukrainas kur u pyet se cilat ishin negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë në karrierën e tij. Ai ka rrëfyer se ka ndjerë dëshirën për të goditur në fytyrë homologun e tij rus Sergei Lavrov në bisedimet gjatë fazës së hershme të luftës në Ukrainë. Në atë kohë, Kuleba i kishte cilësuar bisedimet në Turqi si “të vështira”, kryesisht në lidhje me mundësinë e një armëpushimi dhe krijimin e korridoreve humanitare. Asnjë marrëveshje nuk u arrit në ato bisedime dhe që atëherë nuk ka pasur më negociata.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i palës ruse pas këtyre deklaratave. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se deklaratat e Kulebës nënvizojnë  paaftësinë e udhëheqjes së Ukrainës.

“Dhe ky është problemi: njerëz të paarsimuar, agresivë u rekrutuan nën maskën e ministrave për të shkatërruar Ukrainën me paratë amerikane,” tha Zakharova për të përditshmen Izvestia

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share