Autoritetet italiane nën hetim për tragjedinë e emigrantëve

Dyshohet se roja bregdetare neglizhoi thirrjen për ndihmë

Prokurorët italianë po shqyrtojnë mënyrën se si shërbimet e urgjencës iu përgjigjën fatkeqësisë së fundjavës së kaluar ku humbën jetën të paktën 68 emigrantët të cilët synonin Europën për një jetë më të mirë.

Shkak për nisjen e hetimeve janë bërë raportimet se autoritetet ishin shumë të ngadalta për të reaguar me pretekstin e motit të keq që kishte përfshirë zonën. Prokurorët e Krotonës kanë kërkuar dokumentacionin mbi veprimet e policisë përpara se varka e nisur nga Turqia me rreth 200 emigrantë të përplasej në shkëmbinj dhe më pas të mbytej vetëm pak metra larg bregut. E njëjta kërkesë i është bërë edhe Rojës Bregdetare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mediat kanë ngritur pikëpyetje se pse Roja Bregdetare, anijet e së cilës janë më të pajisura për t’u përballur edhe me mot të keq, nuk shkuan në vendngjarje pasi morën një telefonatë nga emigrantët.

Deri tani janë identifikuar 54 nga viktimat nga të cilët 48 janë afganë, 3 pakistanezë, një sirian, një tunizian dhe një palestinez. Një nga viktimat nga Pakistani ishte ish-hokeistja Shahida Raza.

Tragjedia ka intensifikuar një debat mbi migracionin në Evropë dhe Itali, ku ligjet e reja të ashpra të qeverisë së djathtë të zgjedhur së fundmi për organizatat bamirëse të shpëtimit të emigrantëve kanë tërhequr kritika nga Kombet e Bashkuara dhe të tjerë.

Vetë Kryeministrja Giorgia Meloni u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të bëjnë më shumë për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar tragjedi të tjera në det.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share