Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri i ARM-së bëri aterim të detyrueshëm – S`ka dëme!

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë ditës së sotme, gjatë trajnimit, duke ndjekur procedurat e sigurisë për shkak të paraqitjes së paralajmërimit sinjalizues të instrumenteve për paraqitje të gabimeve gjatë punës së motorit, rreth orës 14.30 ka patur një aterim të detyrueshëm të helikopterit në rajonin e fshatrave Konjarë e Mesme dhe e Poshtme të Petrovecit, përcjell KlanM.

Pas aterimit të sigurtë të helikopterit, siç përcjell KlanM, janë ndërmarrë të gjitha procedurat standard operative për të siguruar vendin, deri në konstatimin e shkaqeve të dhe aftësimit të helikopterit.

Nuk ka dëme të helikopterit dhe ekuipazhi ka ateruar i sigurttë – thonë nga MM-ja.

Komunikata, sic thuhet, është dërguar me qëllim që publiku të informohet në mënyrë të drejtë dhe të mos ketë hapësirë për dezinformata nga më të ndryshmet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share