Ministri i Brendshëm i Serbisë e falënderon Rusinë për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i Brendshëm serb tha se Sergej Lavrov është një mik i vërtetë i Serbisë dhe popullit serb, duke shprehur mirënjohjen e madhe për Rusinë për respektimin e vazhdueshëm të siç tha ai “sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës”.

“Vulin theksoi se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk e harron vëllazërinë shekullore me rusët dhe se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai madje tha se Serbia është një vend i pavarur që i zgjedh vetë miqtë e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share