Ministri Hasani vijon turin rajonal në Maqedoninë e Veriut, zbardhet axhenda

Pas Kosovës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të vazhdojë turin e tij rajonal në Maqedoninë e Veriut.

Fillimisht, ministri Hasani do të takohet me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, me të cilin në orën 09:40 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Sipas axhendës, ministri Hasani do të vijojë takimet zyrtare me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç si dhe me Zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, Ali Ahmetin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më tej, ministri Hasani do të zhvillojë takim zyrtar me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, si dhe me përfaqësues të partive politike në Maqedoninë e Veriut.

Turi 3-ditor rajonal i ministrit Igli Hasani do të përmbyllet ditën e nesërme pas takimeve që do ta zhvillojë në Malin e Zi.


08:50 – Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

09:40 – Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

10:10 – Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç

14:30 – Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti

15:10 – Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi

 16:00 – Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi

16:45 – Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha

17:25 – Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari


/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share