Covid-19: 514 raste aktive në nivel vendi

NË 12 QYTETE ASNJË RAST AKTIV ME COVID-19

Konform të dhënave nga ISHP-ja, Ministria e Shëndetësisë njofton e gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.384 testimeve të kryera janë regjistruar 87 raste të reja me COVID-19. Prej tyre, 10 janë riinfektime. Regjistrohen edhe 141 pacientë të shëruar.

Autoritetet e shëndetësisë në vend njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar viktima, por konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga sistemi “Termini Im” shënohen 3 viktima të moshës 64 – 74 vjeç, që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës nga 08 deri më 28 Maj të këtij viti.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut shënohen 514 raste aktive, kurse në 12 qytete nuk regjistrohet asnjë rast aktiv me COVID-19.

Ndryshe, që nga fillimi I epidemisë, nga gjithsejt 2.056.061 testime, në vendin tonë janë diagnostikuar 312.022 infektime, 302.202 pacientë të shëruar dhe 9.306 viktima si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share