Minçev: Tema e “Balancuesit” ka përfunduar, Andonovski: Bazë ligjore për Balancuesit do të jetë regjistrimi i popullsisë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka reaguar ndaj kritikave të Zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, mbi planin e tij për përdorimin e balancuesit në përfaqësimin etnik. Minçev i bën thirrje koalicionit tha VLEN që të kthjellohet, t’i lexojë mirë ligjet, dhe të përqendrohet në zbatimin e tyre.  Sipas tij,  ligji është i qartë.

“Të paktën kam ndërmend të provokoj një nga partnerët tanë të koalicionit. Ky është një nga parimet e koalicionit. Në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, në mënyrë të prerë shkruhet se mjeti “balancues” zbatohet për qytetarët që jetojnë në territorin e Maqedonisë, që është popullata rezidente. Shpresoj se kolegët e VLEN-it do të vijnë në vete dhe do të kushtojnë më shumë vëmendje në leximin e ligjeve ekzistuese dhe nuk do të merren me tema ditore politike. Ndryshimet janë bërë në përputhje me ligjin, dhe se tash e tutje në llogaritjet e planeve vjetore të punësimit në sektorin publik do të përfshihet vetëm popullata rezidente në shtet”, deklaroi Minçev.

Të njejtin mendim shpreh edhe partneri tjetër i koalicionit VMRO DPMNE, qëndrim të përafërt ka ndarë edhe ministri i Transformimi t Digjital Stefan Andonovski.

“Mekanizmin e balancuesit e kthejmë në korniza të ligjit, duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2021 që i referohet popullsisë vendase ose rezidente. Kjo nënkupton që sipas balancuesit aktual, vetëm njerëzit që për momentin jetojnë në Maqedoninë e Veriut, llogariten për punësim ose të punësuar. E përshëndes vendimin e ministrit Mincev që e përdor në këtë mënyrë mekanizmin e balancuesit, dhe deri sa nuk ndryshojmë ligjin ose metodologjinë, ne nuk mund të flasim për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Deri sa nuk ka ndryshime ligjore apo të metodologjisë, për momentin, bazë ligjore e balancuesit do të jetë regjistrimi i popullsisë”, tha Andonovski.

Ndryshe , Minçev ditë më parë njoftoi se ka ndryshuar vendimet e paraardhësit të tij Aliti dhe ka korrigjuar përqindjet në “balancues”. Sipas regjistrimit të vitit 2021, qytetar maqedonas nga 54,21% tani janë 58,44%, ndërsa shqiptarët nga 29,52% në 24,30%. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share