Kasami kujton protestën e Besës: Rrotacioni politik në Maqedoni, i domosdosshëm

Kryetari i Lëvizjes Besa ka përkujtuar sot protestën e partisë së tij në vitin 2016, ku sipas tij, u ngjall shpresa e shqiptarëve, përcjell KlanM.

“Protesta e organizuar në ditën e Evropës – ngjalli shpresën për ndryshim dhe njerëzit u ç’liruan nga presioni shumëvjeçar i regjimit të kaluar. Shqiptarët çdo herë janë nëpërkëmbur me raste të montuara politike, madje edhe në sy të partisë shqiptare në pushtet. Shqiptarët kanë protestuar gjithmonë për të burgosurit e pafajshëm, por gjyqësori në vend vazhdon të jetë simbol i padrejtësisë ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Kasami.

Sipas tij, në RMV është i domosdosshëm ndryshimi apo rrotacioni politik. Elitat e vjetra politike, që kanë keqpërdorur pushtetin, siç thotë Kasami, duhet të largohen me votë nga ky popull i përvuajtur dhe i shtypur, përcjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Me ardhjen e subjekteve të reja në pushtet – do të ndryshoj edhe gjyqësori për të zbardhur padrejtësitë ndaj të burgosurve të pafajshëm. Nëse dëshirojmë një vend të anëtarësuar në BE, atëherë ne si shoqëri, si elita politike të ndjekim standardet evropiane dhe asesi të mos mendohet të ecët përpara me politikanë që iu ka skaduar afati dhe se nuk bëjnë asnjë përpjekje për ç’rrënjosjen dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thuhet më tej në shkrimin e Bilall Kasamit.

Lëvizja BESA, sipas tij, do të jetë një zë kritik por edhe partner serioz në përmbushjen e standardeve dhe vlerave evropiane./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share