Milevski: Shqetësuese forma e disa futbollistëve

ZBULOHET LISTA E FUTBOLLISTËVE PËR NDESHJET E SHTATORIT

Në prag të dy ndeshjeve  të fundit në kuadër të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, në grupin 4 të Ligës C,  kundër Gjeorgjisë më 23 shtator dhe Bullgarisë më 26 shtator, seleksionuesi i reprezentacionit A, të Maqedonisë së Veriut , Bllagoja Milevski, sot në hapësirat e FFM-së publikoi  lisën me emrat e 27 futbollistëve .

Risi në formacion është emri i Agon Elezit të Varazhdinit, ndërsa pas shumë kohësh në listë përfshihen edhe 4 lojtarë nga Liga e Parë. Dy portierët Kristijan Naumovski i FC Shkupit dhe Igor Aleksovski i Rabotniçkit, kurse ftesë kanë marrë edhe Bojan Dimoski i Akademia Pandev dhe Lupçe Doriev i Shkëndijës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk është rastësi që në listë janë 27 futbollistë. Kemi shumë probleme dhe gjëra të paplanifikuara për shëndetin dhe formën e disa futbollistëve. Nuk jam i kënaqur me këtë dhe për këtë arsye janë thirrur shumë futbollistë. Gjithashtu, disa nga lojtarët nuk kanë klube, disa prej tyre, thuhet se kanë gjetur një klub një ditë më parë, për të mos folur për formën”,deklaroi Blagoja Milevski – Seleksionues I Reprezentacionit A.

 Seleksionuesi Milievski gjithashtu në kë press conference bëri publike edhe  tre ndeshjet miqësore që do të zhvillohen kundër  Arabisë Saudite më 22 tetor, ndërsa 17 nëntor do të zhvillohet miqësore kundër Finlandës  dhe më 20 nëntor  pritet të zyrtarizohet  miqësorja me Azerbejxhanin. Grumbullimi i  reprezentuesve do të bëhet më 19 shtator  në Shkup./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share