Volejbollistja shqiptare përzgjidhet nga tifozët
Erblira Bici pati një debutim të shkëlqyer në sezonin e ri në volejbollin italian. Kapitenia e Kombëtares ishte protagoniste në fitoren 3 – 0 të Roma Volley Club në fushën e Sant’Elia. Bici realizoi 15 pikë në këtë sfidë dhe ishte 3 herë e suksesshme në mur në derbin lacial.
Një paraqitje që solli edhe vlerësimin e tifozëve si më e mira e sfidës për skuadrën kryeqytetase. Erblira Bici fitoi garën me Marta Bechis e Jessica Rivero Marin.
Volejbollistja shqiptare u transferua te Roma Volley Club me synimin për ta kthyer në Serie A1. Erblira Bici është pjesë e kampionatit italian prej vitit 2016 ku ka fituar një Kupë Italie dhe Champions League me Novara.
Tv Klan