Milevski: Ndeshjet e Qershorit do të jenë një mundësi e madhe për ne që të përparojmë si skuadër

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në kuadër të aktiviteteve të veta për përgatitjet për edicionin e ri UEFA Liga e Kombeve planifikon të zhvilloj gjithsej katër ndeshje miqësore në terminet që ka parapa UEFA në mars dhe qershor 2024.

Siç është njoftutuar më parë se siç dihet, se më 3 qershor do të zhvillohet miqësorja me Kroacinë në stadiumin “Kandtrida” të Rjekës, ndërsa ndeshja tjetër miqësore me  do të zhvillohet kundër Sllovakisë me 10 qershor gjithashtu pjesëmarse në Euro 2024.

Kjo dëshmion  qartë se qëllimi i seleksionuesit Bobi Milevski tani është që përmes ndeshjeve miqësore me kombëtaret e forta evropiane në të ardhmen të vijë deri te forma e duhur në pragë të ndeshjeve zyrtare për  edicionin e radhës në Ligën e Kombeve, për dallim nga praktika e deritanishme shumëvjeçare e përdorimit të testeve kryesisht për duele me kombëtare më të dobëta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200


Është kënaqësi për ne të luajmë kundër një prej skuadrave më të forta evropiane. Ky është një konfirmim i statusit tonë, kombëtaret e forta e shohin përzgjedhjen tonë me shumë respekt. Ndeshjet e qershorit do të jenë një mundësi e madhe për ne që të përparojmë si skuadër dhe sigurisht që të përpiqemi të rrisim konkurencën në ekip para fillimit të ndeshjeve kualifikuese” – theksoi seleksionuesi Blagoja Milevski.

Por nuk përjashtohet mundësia që në mars të vitit 2024 të zhvillohen edhe dy  miqësore sipas informatave jo zyrtare mund të jetë Moldavija, ndërsa për miqësoren tjetër kontrolluese kundërshtari është në kërkim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share