Milevski: Kur pëson katër nga pesë golat nga ndërprerjet…?!

Spaleti: Ndeshja kundër RMV-së hap i madh përpara

Kombëtarja e Italisë në futbolli pas fitores së thellë 5-2, kundër Maqedonisë së Veriut mbetet në garë për tu kualifikuar në Kampionatin Europian 2024, pasi në raundin e fundit është mysafire e Ukrainës në Leverkuzen.

Maqedonia e Veriut pësoi disfatë 5 me 2 kundër Italisë në ndeshjen e raundit të parafundit të eliminatoreve të Grupit C, për kampionatin europian “Gjermania 2024”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Seleksionuesi Milevski u shpreh i zhgënjyer nga rezultati dhe lojës së demostruar, sidomos në pjesën e parë.

“Kur pëson katër nga pesë gola nga ndërprerjet, do të thotë se nuk ishim të fokusuar. Kjo ndodhi sot dhe ishte gabimi më i madh. Bëmë disa ndryshime dhe pajtohem me ju se në pjesën e parë nuk luajtëm siç e kishim menduar, por pas ndërrimeve në pjesën e dytë, luajtëm mjaft mirë. Nuk arritëm të barazojmë, dhe fakti që u hapëm krejtësisht na kushtoi edhe dy gola të tjerë. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm në pjesën e parë, por edhe me rezultatin”, tha Bllagoja Milevski, përzgjedhësi i Maqedonisë.

Italianët me fitoren kundër Maqedonisë së Veriut janë afër kualifikimit në “Euro 2024” ku duhet të mbrojnë trofeun. Në raundin e fundit ndaj Ukrainës në Leverkuzen, u mjafton vetëm një pikë.

Seleksionuesi Spaleti pas ndeshjes u shpreh i kënaqur nga performanca e të përzgjedhurve të tij.

“Kemi luajtur 90 minuta shumë të mira. E dinim se mund të luftonim me ndalesa, por reaguam mirë. Ndeshja kundër Maqedonisë është një hap i madh përpara. Fatkeqësisht, ne lamë përqendrimin tonë të bjerë dhe luftuam më pak për topin. Goli i dytë në rrjetë na sforcoi pak mendërisht, por punuam mirë dhe u ngritëm. Duhet të lavdëroj edhe Maqedoninë dhe përkushtimin e lojtarëve”, tha Spaleti.

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut, mbyll eliminatoret për EURO 2024 me ndeshjen e së hënës kundër Anglisë.

Edhe pse kjo ndeshje nuk është përcaktuese për asnjërën skuadër, futbollistët e Maqedonisë së Veriut, thonë se do të bëjnë maksimumin që me rezultat pozitiv të mbyllin këto elininatore./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share