Milatoviç premton BE duke forcuar lidhjet me Serbinë – Ish-ministri i ekonomisë është presidenti i ri i Malit të Zi

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, me lëvizjen e tij “Europa tani”, premtoi anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke mos harruar të theksojë mbështetjen dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Serbinë. Ishin gjysëm milionë qytetarët që votuan në balotazhin që shënoi një humbje të rëndë për ish-kreun e shtetit Gjukanoviç.

Milatoviç u bë kryefjala politike si ministër i zhvillimit ekonomik pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, që rezultuan në qeverinë e parë që nuk drejtohej nga Partia Demokratike e Socialistëve. Baba i tre fëmijëve, ai la gjurmë me një program ekonomik të diskutueshëm që ndër të tjera dyfishoi pagën minimale. Megjithatë, paga minimale është aktualisht vetëm 450 euro në muaj në vendin e vogël, i cili mbetet shumë i varur nga turizmi falë plazheve piktoreske përgjatë Adriatikut.

Milatoviç ka lindur më 7 dhjetor 1986 në kryeqytetin Titograd, sot Podgoricë. Gjyshi dhe stërgjyshi ishin partizanë jugosllavë në Luftën e Dytë Botërore. Studimet universitare në degën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi. Ai kaloi një vit akademik në Universitetin Shtetëror të Illinois si student në SHBA; një semestër në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës dhe  një vit akademik në Universitetin La Sapienza të Romës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Milatoviç përfundoi diplomën e tij Master në Ekonomi në Universitetin e Oksfordit. Milatoviç ka punuar në NLB Group Podgorica dhe Deutsche Bank, Frankfurt. Në vitin 2014 ai iu bashkua Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në ekipin për analiza ekonomike dhe politike. Në vitin 2019, ai u promovua ekonomist kryesor për vendet e BE-së, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë, me bazë në zyrën e Bankës në Bukuresht. Ai ka botuar një seri artikujsh dhe është bashkëautor i dy librave. Milatoviç votoi për pavarësinë e Malit të Zi në referendumin e vitit 2006. Ai prezantohet si i krishterë ortodoks serb dhe është pagëzuar në Manastirin e Ostrogut. Milatoviç e identifikon veten si malazez nga përkatësia etnike.

/ SCAN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share