Milanoviq në PFD2023: Ballkani jashtë BE-së, proces nënçmues!

“Vendet e Ballkanit Perëndimor mbetën jashtë BE-së. Është një process i stërzgjatur, një process nënçmues që nuk mund të sqarohet. Duhet të mendojmë për nivelin e demokracisë në BE” – ka deklaruar Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në sesionin “Paqë dhe demokraci kundrejt luftës dhe autokracisë” në PFD 2023, që mbahet në Strugë me temën “Familje e zgjeruar evropiane deri në 2030: Mision i (Pa)mundshëm?”, njofton KlanM.

“Nuk kam treguar asnjë interes për Rusët, u kam ofruar pasaporta kroate shumë kundërshtarëve të Putinit, sikurse Gari Kasparov. Problemi nuk është Putini, jemi ne, janë standardet tek ata që flasin për vlera. Ballkani Perëndimor sa më shojet duhet të afrohet në BE” – tha Presidenti kroat Milanoviq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share