Milani interes për Lukakun

Kuqezinjtë po përgatiten për një derbi në merkato me Interin, objektiv sulmuesi belg

Me kalimin e Sandro Tonalit te Njukastëll që duket shumë afër, mund të nisë një derbi në merkato mes Milanit dhe Interit.

Nga shitja e mesfushorit, kuqezinjtë do të përfitonin 70-80 mln Euro dhe objektivi i parë i tyre është Davide Fratesi. Lojtari i Sasuolos ndiqet me vëmendje të madhe edhe nga Interi, që kërkon ta marrë në këtë merkato vere.

Por sipas “Gazzetta dello Sport”, të dyja klubet mund të luftojnë edhe për Romelu Lukakun.

E ardhmja e sulmuesit belg ngelet për t’u përcaktuar. Ai do të kthehet te Çelsi, ndërsa Interi në vazhdim do të ridiskutojë huazimin e tij, në kushte ekonomike më të favorshme se sa të mëparshmet.

Por me futjen në lojë të Milanit, situata mund të ndryshojë.

Me shitjen e Tonalit, “Djalli” do të ketë kapitalin e nevojshëm për ta blerë Lukakun. Çelsi kërkon për kartonin e tij 40 mln Euro. Mes të dyja klubeve marrëdhëniet janë mjaft të mira. Milanit do t’i ngelet vetëm të bindë belgun, që ka dëshirë të mos të largohet nga Interi.

Gjithashtu Djalli është afër blerjes së Markus Thuram, që largohet nga M’Gladbah si lojtar i lirë. Sulmuesi i krahut pëlqehet edhe nga Interi, me kuqezinjtë më përpara në bisedime.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share