Milan rrezikon Botërorin e Klubeve

Më pak të ardhura për shkak të paraqitjes në Europë

Milan po vendos në dyshim të ardhurat dhe pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve me paraqitjen që po bën në Kupat e Europës.

Rezultatet në Champions League po i zbehin shanset për të kaluar në turin tjetër që do të sillte 113 milionë Euro sipas analizës së bërë nga“Gazzetta dello Sport”.

Një shifër e lartë për klubin italian që vijnë nga biletat, bonuset dhe të drejta të tjera nga marketingu.

Dështimi do të sillte pasoja edhe në Botërorin e Klubeve që prej 2025 do të ndyshojë format dhe do të shtojë skuadrat pjesëmarrëse, me Milan që rrezikon përfaqësimin në këtë aktivitet që është një burim i mirë të ardhurash, minimumi 45 milionë Euro.

Kuqezinjtë nuk marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube prej 2007 kur triumfuan në finale me Boca Juniors.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share