Milan fiton në Empoli

Perforcon pozitën në vendin e tretë në kampionat

Milani u kthye te fitorja në kampionat në transfertë pas 3 muajsh, duke mundur 3 – 0 Empolin.

Një sukses që forcon pozitën në vendin e tretë në renditjen e Serisë A me 39 pikë pas 19 takimesh.

Tek Empoli në fushë ishte Ismajli, ndërsa Berisha dhe Shpendi qëndruan në stolin e rezervave. Kampionati italian po zhvillon javën fundit të fazës së parë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share