Milan e nis me fitore, kuqezinjtë mundën në “Dal’Ara” 2-0 Bolonjën me golat e Giroud dhe Pulisic

Milani mundi Bolonjën 2-0 dhe iu përgjigj fitoreve të Napolit, Interit dhe Juventusit.

Në stadiumin “Dal’Ara”, emilianët goditën traversën me Lykogianis pas vetëm 20 sekondash, por më pas, kuqezinjtë morën situatën nën kontroll.

Zhirud kaloi “Djallin” në avantazh në minutën e 11’ të lojës pas asistit të Reijnders.

Dhjetë minuta më pas, Pulisiç realizoi golin e dytë për Milanin. Për amerikanin, kjo është rrjeta e parë në Serie A.

Ndërsa në pjesnë e dytë, skuadrat luftuan por i nxehti dhe lodhja ndikuan te të dyja ekipet.

Ndoje iu afrua golit për emilianët, ndërsa Manjan i mohoi rrjetën Abisher. Në minutën e 90’, Leao goditi shtyllën.

Në përfundim të sfidës, trajneri Pioli dha përshtypjet e tij për takimin.

“U panë gjera të bukura në ndeshje, por duhet që të punojmë shumë pasi mund të bëjmë edhe më mirë. Blerjet e fundit dinë të luajnë futboll dhe mund të na ndihmojnë që të rritemi. Duhet të punojmë shumë, por më pëlqen sjellja e futbollistëve të mi. Po krijohet një grup i mirë, të vjetrit kanë bërë gjithçka për integrimin e të rinjve. Pulisiç është një talent e dija këtë!”

Sa i përket Zhirud, trajneri i kuqezinjve e cilësoi francezin si një lider dhe shembull.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share