Futboll: Sot miqësorja Struga Trim Lum – Drita e Gjilanit

Ndeshja luhet në Strugë në orën 18:00

Në kluadër të përgatitjeve për kampionatin e ri të futbollit 2022/2023, klubi i futbollit Struga Trim Lum nga data 22 qershor është duke i zhvilluar përgaditjet në bazë të plan-programit të hartuar nga shefi I stafit teknik Srgjan Zaharievski.

Ekipi krahas sencave të rregullta stërvitore do të zhvillon edhe 4-5 ndeshje kontrolluese, kështuqë sot në stadiumin e qytetit në Strugë do të zhvillohet kontrolluesja e pare me ekipin Drita të Gjilanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhuir për ekipin vendas për të provuar të gjithë futbollistët që kanë disponim dhe sidomos prurjet e reja.

Publiku struganë ka rastin që përshëndet edhe dy përforcimet e mëdha si Besart Ibraimin dhe Fatjon Jusufin. Nga ana tjetër për ekipin e Dritës që drejtohet nga Ardian Nuhiu, kjo do të jetë kontrolluesja e tretë gjatë përgatitjeve në vendin tonë dhe e mirëseardhur para fillimit të garave në UEFA Konfernca Ligë më 6 korrik kundër ekipit finlandez Inter Turku . Ndeshja Struga TL – FC Drita zhvillohet në Strugë me fillim në orën 18:00.

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share