Mijëra refugjatë largohen nga Armenia

Armenia thirrje OKB për vendosjen e misionit në Nagarno-Karabakh

Armenia po përgatitet për të pritur më shumë armenë etnikë që ikin nga rajoni separatist i Azerbajxhanit fqinj, Nagorno-Karabakh.

Më shumë se 3,000 refugjatë mbërriten mëngjesin e së Hënës. Banorët në kufi u shprehën për agjencinë e lajmeve Reuters se ata po largoheshin nga frika e ndonjë hakmarrje  ose dëbimi nga Azerbajxhani.

Zyrtarët e qeverisë separatiste armene kanë deklaruar se po planifikojnë të evakuojnë mijëra njerëz në Armeni  dhe se do të shoqërohen përtej kufirit nga paqeruajtësit rusë.

Pasi iu bombardua fshati, Petya Grigoryan shprehet se situate është tejet kritike.

“Mezi mbijetuam, ishte e frikshme. Kishte bombardime, jo vetëm në vendbanime, por nga të gjitha anët. Kishte trupa të pajetë, nuk e di ku janë varrosur. Ne ishim fshehur në bodrume duke pritur derisa të erdhën paqeruajtësit rusë dhe filluan të nxirrnin njerëzit jashtë.”

Grigoryan shprehet se shumë prej njerëzve flinin  në tokë dhe nuk kishin as ushqim as ujë. Mijëra armenë të tjerë shkuan në aeroportin afër kryeqytetit të Karabakut ku janë vendosur disa paqeruajtës rusë.

Anna Agopyan, një tjetër banore shprehet se nuk planifikonte të kthehet në Nagorno-Karabakh.

“Jo, jo. Askush nuk do të kthehet prapa. Ne e kemi kaluar për jetë më të mirë. Edhe sikur bota të kthehet përmbys nuk kthehemi, ne i shpëtuam vdekjes.”

Azerbajxhani nisi një ofensivë ushtarake në zonë javën e kaluar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Një marrëveshje armëpushimi u arrit shpejt dhe forcat etnike armene ranë dakord të dorëzonin armatimet, duke lënë shumë pasiguri mbi të ardhmen e civilëve armenë etnikë në Karabakh.

Armenia ka bërë thirrje për vendosjen e një misioni të OKB-së në Nagorno-Karabakh për të monitoruar të drejtat e njeriut dhe për të garantuar sigurinë e armenëve etnikë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share