Micotakis: Rruga Evropiane e RMV-së kalon përmes Greqisë – aty edhe mund të ndalet!

RAPORTET GREQI – RMV

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, sërish u ka dërguar mesazhe udhëheqësisë së re të Maqedonisë së Veriut, që të heqin dorë nga retorika provokative dhe e jashtëligjshme.

Këto komente kreu I qeverisë greke I bëri gjatë një fjalimi në Asamblenë e Asociacionit të eksportuesve në Greqinë Veriore.

“Retorika e RMV-së është e jashtëligjshme dhe provokativeSi Qeveri e re e respektojmë nënshkrimin grek të marrëveshjes ndërkombëtare. Mirëpo, duke shikuar ngritjen e nacionalizmit në Shkup, mbetemi të kujdesshëm lidhur me pranimin e memorandumeve. Vendi fqinj duhet të kuptojë se rruga drejt Evropës dhe progresit kalon edhe përmes vendit tonë dhe këtu mund të ndalet” – tha Micotakis, kryeministër grek.

Kryeministri grek u zotua se Qeveria do të mbështesë kompanitë eksportuese greke për të mbrojtur prodhimet maqedonase të rajonit Maqedonia në Greqi, me shenjën “Macedonia the Great”.

“Na duhet një kundërsulm komercial për autenticitetin dhe cilësinë e prodhimeve tona maqedonase. Jam i shqetësuar kur dëgjoj nga prodhuesit tanë të verës se ka verëra që paraqiten si maqedonase, kurse klientët e huaj mendojnë për Maqedoninë e Veriut. Kjo duhet të ndryshohet” – tha Micotakis, kryeministër grek.

Micotakis edhe një herë rikujtoi se Demokracia e Re kishte votuar kundër Marrëveshjes së Prespës, por sic tha, ka paralajmëruar që në 2019, para se të vijnë në pushtet, se nëse kjo Marrëveshje ratifikohet më vonë nuk mund të ndryshohet. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share