Në një aksion policor arrestohen 12 prerës ilegal të drunjve në Strugë

Me 25.06.2022  në pjesën pyjore në malin Karaorman, në rajonin e fshatit Misllodezhdë të Strugës, janë ndërmarrë masa të koordinuara nga punonjësit policorë të Njësitit për Shpërndarje të Shpejtë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim, SPB Ohër, Policia Pyjore dhe NP “Pyjet Kombëtare” me çka janë arrestuar 12 persona të moshës 23 deri në 49 vjeç, nga të cilët tetë shtetas të Shqipërsië dhe katër shtetas të Maqedonisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

MPB bënë të ditur se personat në fjalë janë kapur gjatë prerjes së paligjshme të druve të zjarrit, gjatë së cilës në vend janë gjetur disa metër kub dru të prerë, automjete, kamionë, traktorë, sharra me motor dhe sëpata.
“Personat janë ndaluar në një stacion policor, automjetet me drunjtë e prera pa leje janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share