Mickoski: Shteti nuk fiton asgjë me qeverinë teknike

“DERI MË TANI NUK KA KONFIRMIM PËR DATËN E ZGJEDHJEVE”

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski përsëriti qëndrimin e tij për shfuqizimin e qeverisë teknike, pasi vlerëson se, me qeverinë teknike nuk fiton asgjë shteti. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se është i gatshëm që të negociojë si opozitë për këtë. Megjithatë, në rast se ka qeveri teknike, VMRO do të nominojë anëtarë në kabinetin e asaj qeverie.

“E kam thënë publikisht qëndrimin e VMRO – DPMNE-së, se ne jemi të gatshëm të intervenojmë në ligjin  për qeveri dhe në kodin zgjedhor dhe të fshijmë pjesën ku qëndron qeveria teknike. Unë ende qëndroj në atë qëndrim dhe mendoj se me qeverinë teknike nuk fiton shteti, përkundrazi – humb dhe ndoshta do t’ju dukej çuditshëm që unë nga pozita e opozitës jam i gatshëm të negociojë në emrin tim dhe në emrin e VMRO – DPMNE”, tha Hristijan Mickoski.

Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, Mickoski tha se deri në këtë moment nuk ka konfirmim për datën e zgjedhjeve dhe për atë nëse zgjedhjet do të jenë të përbashkëta apo të ndara, megjithatë ai vlerëson se është mirë që fillimi i majit është marrëve si datë potenciale për arritjen e një zgjiedhje.

“Është e rëndësishme që në fund të arrijmë çfarë do lloj marrëveshje e cila do të na çon drejt një skenari të parashikueshëm dhe nuk do të na fut në çfarë do krize kushtetuese apo politike. Kështu që, si VMRO – DPMNE, ne i kemi thënë shumë herë në të kaluarën principet tona se, nuk mund t’i lejojmë vetes zgjedhje të ndara për shumë arsye se, zgjedhje të përbashkëta presidenciale apo parlamentare janë zgjidhja”, tha Mickoski.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski se, në Kuvend po zhvillohen negociata me të gjitha partitë politike për datën e zgjedhjeve, lideri opozitar nuk vlerëson se po zhvillohen negociata në kuadër të Kuvendit, por ato sipas tij, kryeministri dhe Qeveria po i zhvillon përmes mediave./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share