Aksident në Shkup: Vetura “Golf” përfundon në korsi të kundërt dhe përplaset me gardhin mbrojtës

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Shkup ku një veturë e tipit “Golf 5” ka kaluar në korsi të kundërt duke u përplasur me gardhin mbrojtës, informon Klan M.

Sipas informacioneve të Klan M, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndryshe sot në Shkup komunikacioni në orët e hershme të mëngjesit ka qenë i ngarkuar ku ka pasur edhe shumë trafik siç duket shkaku i 14-vjeçares së vrarë Vanja ku janë paralajmëruar edhe protesta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share