Mickoski: Sa më e fuqishme të jetë VMRO-ja, aq më e fortë bëhet Maqedonia – shkojmë për 61 deputetë!

Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski mbrëmë në Shtip tha se këto janë kohë të vështira me shumë sfida, goditje për Maqedoninë dhe maqedonasit. Mickoski tha se ikja nga zgjedhjet do të përfundojë dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo krim.

Mickoski gjithashtu tha se sa më e fuqishme VMRO aq më e fuqishme bëhet Maqedonia.

“Pas gjithë asaj që kemi bërë në periudhën e kaluar, është shumë e rëndësishme që ajo fitore të jetë me shumicë në Kuvendin e Maqedonisë. Sepse ja ku jam këtu pranë jush, ju shikoj në sy dhe ju them se VMRO-DPMNE me siguri do të fitojë me një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme. Por nuk do të mjaftojë që ajo fitore të jetë me më pak se 61 deputetë” – deklaroi Mickoski.

Sipas tij, e vetmja gjë që qeveria dëshiron të flas është për ndryshimet kushtetuese, pasi që ajo është e vetmja temë që ka mbetur sepse çdo gjë tjetër është “fatkeqësi”.

“Ndryshimet kushtetuese, janë imponuar nga jashtë dhe populli është kundër dhe për këtë arsye edhe VMRO-DPMNE thotë jo”, tha Mickoski.

Mickoski tha se kryeministrat e vendeve tjera janë që mbrojnë popullin maqedonas dhe Maqedoninë “më shumë se kryeministri i cili paguhet me para publike”.

“Shikoni fundosjen e kashtës së tyre të fundit. Presidenti francez ju tha të vërtetën. Bashkimi Evropian u dërgoi atyre një lajm. Gjithçka që ata thonë nuk është e vërtetë. Është e qartë. Pa reforma të brendshme, të cilat nuk i keni bërë për shtatë vjet, pa rregulluar sektorët dhe rregulluar situatat në çdo fushë, nuk do të ketë as Bashkim Afrikan, e lëre më Bashkim Evropian. Populli kërkon reset. Kjo Qeveri e ka humbur edhe legjitimitetin edhe kredibilitetin”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Sipas Mickoskit, presidenti francez qartë tregoi se nuk ka BE.

“Edhe çka pas asaj. Viti 2030 po na shitet si viti i ndritur që duhet të vijë në një shtet ku nuk ka garanci se vendi do të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2063. Maqedonia është e lodhur nga premtimet e burokratëve evropianë që na përkëdhelin mbi supe duke premtuar gjëra që nuk vijnë,” tha Mickoski.

Me këtë qeveri, ashtu siç tha jemi larg BE dhe nuk ka shpresë se do të bëhet më mirë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share