LSDM thirrje VMRO-së të jenë konstruktiv në procesin eurointegrues

VMRO: NUK KA MENDIME TË NDRYSHME BRENDA GRUPIT PARLAMENTAR

Përderisa shumica parlamentare po punon në sigurimin e votave për ndryshimet Kushtetuese, të cilat janë kusht për hapjen e klasterit të parë të negociatave me BE-në, LSDM sot i bëri thirrje VMRO – DPMNE-së që të jetë konstruktive dhe të kyçen në procesin eurointegrues, në mënyrë që shteti sa më shpejtë të ecë përpara.

“VMRO – DPMNE disa herë kanë qenë kategorik, por kanë reteruar në disa qëndrime. Presim që do të kyçen në rrugën evropiane dhe nuk do ta bllokojnë rrugën evropiane të shtetit së bashku me partnerin e tyre, “Të majtën”,deklaroi Mile Talevski nga LSDM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, deputeti i VMRO – DPMNE-së, Lupço Prenxhov ka mohuar zërat se disa deputetë të koalicionit të VMRO – DPMNE-së mund të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

“Nuk ka mendime të ndryshme. Ky grup parlamentar funksionon si një, pavarësisht se kush nga cila parti vjen. Ato flasin ashtu në media që ne të mos flasim për çmimin e energjisë elektrike, për inflacionin, të mos flasim për të gjithë ato çështje që nënkuptojnë jetë, të mos flasim për tradhtinë që e kanë bërë, duke pranuar diçka që askush nuk e ka pranuar paraprakisht”, deklaroi Lupço Prenxhov, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kërkon që ndryshimet kushtetuese të jenë sipas parimit të reciprocitetit, në të kundërtën nuk do t’i mbështesin ato.

“Qëndrimi ynë është se, nëse i qasemi ndryshimeve, ato duhet të jenë në pajtueshmëri me principin e reciprocitetit, përkatësisht të jenë të pranuara edhe të drejtat e qytetarëve maqedonas në Bullgari”, deklaroi PAvle Trajanov nga LD.

Sa i përket çështjes së referendumit, Trajanov tha se tani për tani kanë rezerva serioze, pasi është kërkesë individuale e VMRO-së dhe as ata ende nuk i kanë definuar pyetjen dhe datën e mbajtjes së referendumit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share