ME QEVERINË FLASIM VETËM PËR ZGJEDHJE
Hristijan Mickoski nuk lëshon pe. Ai mbetet në qëndrimin se ndryshimet kushtuese nuk do të ndodhin dhe se me qeverinë aktuale mund të ulet vetëm për të folur për temën e zgjedhjeve parlamentare.
”Politikanin Hristijan Mickoskin e patën në tavolinë, patën 1 vit kohë që të gjejnë 1 deputet që do të votojë për ndryshimet kushtuese. Patën disa zgjidhje që unë i propozova këto vitin e fundit, të gjithë këto propozime i refuzuan. Tani e kanë në tavolinë vetëm një punë, e kjo është që të ulemi dhe të merremi vesh për kohën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” – tha Mickoski.
Javës që vjen janë të paralajmëruara vizita nga krerë të lartë diplomatik të vendeve evropiane, e Mickoski thotë se do të ishte i dëshpëruar nëse këta diplomat vijnë për të folur vetëm për ndryshimet kushtetuese.
”Do të isha i dëshpëruar që tema e vetme për të cilën këta tre mysafirë të lartë kanë ardhur në Maqedoni janë ndryshimet kushtetuese. Nëse me të vërtetë e doni këtë popull dhe këta qytetarë dhe nëse me të vërtetë i dëshironi një ardhëmëri evropiane për këtë shtet atëherë më shumë kohë do të duhet të ndajmë për krimin dhe korrupsionin” – tha Mickoski.
Mickoski këto komente i dha në takimin që pati me zanatqinjtë, të cilëve u premtoi projekte me të cilat do të zgjidhet problemi i 10 000 personave që kanë zanate. /KlanMacedonia/