Kovaçevski: Zgjedhja e Abazit në krye të Prokurorisë, nevojiten reforma

Duke komentuar deklaratën e ambasadores amerikane lidhur me zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se dakordohet me qëndrimin këtë qëndrim, andaj sipas tij nevojiten reforma shtesë në sisetmin gjyqësor.

“Unë dakordohem me deklaratën e Ambasadës amerikane. Më duhet të jem i sinqertë. Këtu mund t’ju them lirisht se si kryetar i Qeverisë dhe si Qeveri, flas për ministrat, ne nuk patëm kurfarë pjese në zgjedhjen e shefit të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, duke pasur parasysh atë se bëhej fjalë për zgjedhje të drejtpërdrejtë mes vetë prokurorëve dhe resorit. Si është bërë zgjedhja, atë mund t’ua thonë më së miri prokurorët. Nëse është sipas të gjitha standardeve dhe sipas të gjitha parimeve të sundimit të mirë? Atë gjithashtu mund t’ua thonë vetë prokurorët apo ndërkaq ato institucione përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare të cilat kanë marrë pjesë në zbatimin e reformave në sistemin e prokurorisë së shtetit. Konsideroj se atij sistemi i nevojiten akoma reforma, akoma avancime. Sistemi i jurisprudencës në shtet ka kredibilitet prej tetë për qind. Konsideroj se para tyre ka punë të madhe dhe duhet të tregojnë se qytetarët dhe institucionet mund t’i besojnë atij sistemi” – deklaroi Dimitar Kovaçevski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share