VMRO-DPMNE: Indikative fatkeqësitë nëpër bodrumet e institucioneve publike!

“DO TË HETOHEN PAS NDRYSHIMIT TË PUSHTETIT

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke komentuar zjarrin në Kumanovë, tha se pushteti bëhet gati për t`u larguar dhe me siguri vlerëson se do të arrijë të mbulojë krimin.

“Është indikative se tani dhe gjatë periudhës së kaluar ndodhin zjarre dhe përmbytje nëpër bodrume të institucioneve publike ku shkatërohen dokumente dhe arkiva. Pushteti përgatitet të largohet dhe sipas të gjitha gjasave vlerëson se mund ta mbulojë krimin. Cdo krim, indikacione për krime, por edhe pretendime për fatkeqësi dhe indikacione për fatkeqësi, pas ndryshimit të pushtetit do të hetohen detajisht. Përgjegjësi do të ketë” – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share