Do të kandidojë për deputet në zgjedhjet europiane
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel mund të largohet para kohe nga detyra që mban prej vitit 2019. Lajmin e bëri të ditur vetë Michel për mediat belge, ku konfirmoi se ka marrë vendimin për të kandiduar për deputet në zgjedhjet europiane që do të mbahen në qershor të 2024 dhe do të kryesojë listën e Lëvizjes Reformuese.
Ai synon kështu qe te bëhet kandidati kryesor i liberalëve evropianë për presidencën e Komisionit Evropian nëvend të Ursula Von Der Leyen.
Por duke qenë se mandati i Michel si President i Këshillit Evropian përfundon më 30 nëntor 2024, në rast të zgjedhjes së tij si eurodeputet ai do duhet që ta lërë këtë post dhe të betohet si deputet i Parlamentit Europian në mesin e muajit korrik.
Prandaj liderët europian duhet që të marrin një vendim për emërimin e pasardhësit të tij në postin e presidentit të Këshillit në fund të muajit qershor.
Por në rast se krerët e vendeve të BE-së nuk gjejnë konsensus për pasuesin e tij, atëherë këtë post duhet ta mbajë Viktor Orbán, si kryeministër i vendit që merr presidencën e radhës së Këshillit Europian.
Ky opsion nuk do të ishte më i pëlqyeri mes liderëve të vendeve të BE-së dhe kjo për shkak të qëndrimeve dhe polemikave që Orban ka krijuar brenda unionit për një sërë çështjesh që nga emigrantët, lufta në Ukrainë e deri tek ndarja e buxhetit të BE-së.
Tv Klan