Rusia fillon të transportojë grurë nga jugu i Ukrainës

RAKETAT RUSE VRASIN 19 CIVILE NE ODESA

Pas kaq shumë kohësh Rusia ka filluar të transportojë grurë. Një anije me 7,000 tonë drithëra është larguar nga qyteti port në jug të Berdyansk për të shkuar në “vendet mike”. Rajonet jugore të Ukrainës kanë qenë kryesisht nën kontrollin e Rusisë. Pasi arritën që të tërhiqeshin nga Ishulli i Gjarpërinjëve forcat ruse kanë intesifikuar sulmet në Odesa dhe në rajonet lindore duke vrarë 19 civilë.

Rusia ka filluar të transportojë grurë. Kjo lëvizje vjen pas kaq shumë kohësh teksa kishte vendosur një bllokadë në Detin e Zi . Një anije me 7,000 tonë drithëra është larguar nga qyteti port i Berdyansk për të shkuar në “vendet mike”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kievi ka akuzuar për javë të tëra Rusinë për vjedhjen e grurit nga Ukraina jugore dhe bllokimin e porteve diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht që ka sjellë mungesa globale të ushqimit.

Berdyansk është një qytet port në bregun verior të Detit Azov, në rajonin e Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore. Rajonet jugore të Ukrainës, Kherson dhe Zaporizhzhia, kanë qenë kryesisht nën kontrollin e Rusisë që në javët e para të ndërhyrjes ushtarake të Moskës dhe tani janë duke u integruar me forcë në ekonominë e Rusisë.

Ndërkaq raketat ruse goditën një ndërtesë apartamentesh dhe një resort pranë portit ukrainas të Odesës në Detin e Zi duke vrarë të paktën 19 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Një raketë goditi një ndërtesë nëntëkatëshe në qytetin Bilhorod-Dnistrovskyi rreth orës 1 të mëngjesit duke shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë. Një tjetër raketë goditi një objekt turistik, duke vrarë të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë dhe duke plagosur një person tjetër.

Sulmi erdhi pasi Rusia kishte vendosur të tërhiqej nga ishulli i gjarpërinjve për të treguar se Moska nuk po pengonte përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar që lejon dërgimin e drithërave nga Ukraina. Ukraina tha se kishte dëbuar forcat ruse nga deti i Zi pas një sulmi me artileri dhe raketa, me presidentin Volodymyr Zelensky që përshëndeti fitoren strategjike.

Pavarësisht se ka lëshuar terren dhe ka marrë humbje në Donbasin lindor në javët e fundit, Ukraina shpreson të shkatërrojë ushtrinë ruse që përparon në jug të vendit. Forcat ruse gjithashtu janë përpjekur të rrethojnë Lysychansk që kur pushtuan Sievierodonetsk, javën e kaluar pas disa javësh luftimesh të rënda. Forcat ukrainase në jug vranë 35 ushtarakë ruse.

Pothuajse e gjithë infrastruktura e qytetit është shkatërruar. Njerëzit jetojnë në kushtet më të këqija pa energji elektrike, ushqim , akses në shëndetësi si dhe pa gaz që nga muaji maj. Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë dërguar armë dhe qeverisë së Kievit iu dha një shtysë tjetër me Shtetet e Bashkuara duke thënë se do të siguronte 800 milionë dollarë të tjera në armë dhe ndihmë ushtarake.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share