Mexhiti: Nga muaji korrik i kemi ndarë rrugët me Blerim Bexhetin

I pyetur në Klan Debat për ndarjen e rrugëve me Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin e Nevzat Bejtën si bashkëdrejtues të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, Izet Mexhiti në Klan Debat theksoi se ai personalisht iu qëndron deklarimeve të bëra që nga viti 2020, ndërsa nuk deshi të komentojë vendimin e ish bashkmendimtarëve, të cilët janë kthyer sërish pranë Ali Ahmetit në BDI.

“Këta që i përmendët i kam falënderuar publikisht për kontributin e dhënë deri në muajin korrik. Përse janë kthyer, mendoj se pyetja duhet t’iu parashtrohet atyre”, tha shkurt Mexhiti.

Ai nuk tregoi në mëynrë direkte se a kanë kontakte me ish krerë e “Grupit të zjarrit”, por shtoi se mes tyre nuk ka hasmëri.

“Kemi dallime politke. Mendoj se pjesa dërrmuese e ‘grupit të zjarrit’ janë në Lëvizjen Demokratike”, tha Izet Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share