Raporti i progresit të KE-së: Për Qeverinë pozitiv – për opozitën raporti më negativ!

LSDM AKUZON VMRO-në PËR BLLOKIMIN E PARLAMENTIT

Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim”, vlerëson se Raporti për progresin e e vendit në vitin 2023, është raporti më negativ i Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut. Nga ky koalicion, për këtë mosukses, gishtin e drejtojnë tek partitë e koalicionit qeveritar, të cilën e quajnë Qeveria më antievropiane pas vitit 2017.

Duke gjykuar se ky është raporti më negativ që ka pasur Maqedonia e Veriut nga Bashkimi Europian, ne edhe një herë konstatojmë se kjo qeveri – që mendon vetëm për pushtetin dhe fare hiç për shtetin – është qeveria më antieuropiane pas vitit 2017-të dhe prandaj ajo duhet të delegjitimohet sa më shpejt që është e mundur. Ndryshe ajo po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Sidoqoftë, kjo do të ndodhë – nëse jo më herët, sigurisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Socialdemokratët vlerësojnë se VMRO-DPMNE, Mickoski dhe “Levica” janë bllokuesit e rrugës evropiane dhe reformave. Sipas tyre kjo ëhstë konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian.

LSDM thotë se përkundër obstruksioneve, Maqedonia e Veriut vazhdon t`i përmbush kushtet për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“S`ka më pjesë të Raportit sikurse në kohën e DPMNE-së nga viti 2015 ose 2016, s`ka përzierje në autoritetin gjyqësor, s`ka ngecje. Dje u publikua pakoja për zgjerimin e BE-së dhe Plani për rritje të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, ku kemi në dispozicion 1 miliardë euro për Maqedoninë. Për këtë shkak duhet të mposhten obstruksionet e DPMNE-së dhe Mickoskit” – tha Mile Talevski, deputet i LSDM-së.

Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE-ja, vlerësojnë se me LSDM-në dhe BDI-në, Maqedonia është e bllokuar në moçalin e krimit dhe korrupsionit.

“Raporti i KE-së për Maqedoninë konstaton mosuksese dhe paaftësinë e qeverisë në çdo fushë. Qartazi ëhstë nënvizuar se në periudhën e raportit nuk ka progres, s`ka suksese në adresimin dhe implementimin e rekomandimeve bga Zyra për Institucione Demokratike dhe të drejta të njeriut të OSBE dhe Komisionit të Venecias, në vitin kur Ministri i Jashtëm Osmani promovohet si kryesues i OSBE-së” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas opozitës maqedonase, KE-ja ka konstatuar se qeveria në masë të madhe i ka përdorë procedurat e shpejta për miratimin e ligjeve dhe shfryëtzimin e “flamurit evropian” si dhe ndryshimet në Kodin Penal që sipas tyre kanë penguar punën e organeve për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share