Refuzime të njëpasnjëshme për ftesën e Ministrisë së Drejtësisë

Alternativa: Grupe pune pasi të arrihet konsensus politik

Refuzimet nga partitë politike për grupet punuese për ndryshimet kushtetuese po vijnë një nga një. Pas Levicës dhe VMRO DPMNE-së edhe Alternativa dhe Lidhja Demokratike refuzuan ftesën e ministrisë së Drejtësisë.

“Sqarojmë se Alternativa nuk do të marrë pjesë në një grup pune të tillë. Arsyeja e këtij vendimi është se për ne, nuk mund të ketë grup pune për ti hartuar ose për ti përgatitur ndryshimet kushtetuese derisa nuk kemi konsensus politik ndërmjet partive politike për ti mbështetur këto ndryshime përmes të cilëve duhet të hapet rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, Alternativa nuk mund të ulët në një tavolinë të përbashkët dhe të flasë me këtë temë me parti që ende nuk janë deklaruar për propozim-amendamentin e saj kushtetues për luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi, Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Lidhja demokratike konsideron se para se të futen Bullgarët në Kushtetutë është e patjetërsueshme që nga ana Bullgare të sigurohet reciprociteti, gjegjësisht Maqedonasit të pranohen dhe të mund të organizohen nëpërmjet qendra kulturore, shoqata të qytetarëve, parti politike dhe forma tjera të organizimeve. Përderisa Bullgaria e mohon gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas, Republika e Maqedonisë nuk duhet të nis procedura për ndryshimin e kushtetutës”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Përveç Levicës, VMRO DPMNE-së dhe Alternativës, edhe Partia socialiste informoi se nuk do të ketë përfaqësues në grupet e punës.
Dilema ka edhe tek ekspertët. Akademiku Vllado Kambovski, mbrëmë edhe publikisht njoftoi se nëse nuk ka konsensus, nuk ka as kuptim që të formohen grupe pune./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share