Mexhiti: Kemi 6-7 deputetë, për herë të parë në Maqedoni ka opozitë të fortë shqiptare

Në Kuvendin e partisë Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti para mediave tha se nuk i kupton reagimet që vijnë kundër vizitës së Kurtit dhe se duhet të merret me pozitivitet sepse është në të mirën e dy shteteve vizita e tij pos asaj edhe projekti Prizren-Tetovë.
”Reagimet vijnë nga qasje të ndryshme varësisht dikush theksin e vendos tek boshti i bashkpunimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë me Kosoven dhe me Bullgarin, dikush nga preferencat politike por sido që të jetë duhet ta kenë të qartë që shqiparet në Maqedoni janë pjesë e kombit shqiptarë dhe është e natyrshme të bashkpunojmë me partitë politike dhe liderët politik” – tha Mexhiti.
Mexhiti tha se ata si opozitë e bashkuar kanë 6-7 deputetë.
”Kemi 6-7 deputetë bashkë me Besën dhe Alternativën dhe do funksionojmë si grup Parlamentar, dhe e rëndësishme është se për herë të parë në Maqedoni ka opozitë të fortë shqiptare” – tha Izet Mexhiti. /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share