BDI: Bllokada e VMRO-DPMNE-së kushton 500 milionë euro

BDI DHE LSDM NJËZËRI: NUK DO TË TOLEROJMË BLLOKIMET

Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se VMRO DPMNE në bashkëpunim me “Levicën” po bllokon aktivisht mbi 500 milionë euro të destinuara për projekte në interes të qytetarëve nga institucionet financiare evropiane, njofton KlanM.

Sipas integristëve bëhet fjalë për bllokimet e ligjeve për TVSH-në, ligjin e tatimit mbi fitimin, për tatimin e solidaritetit si dhe bllokimin e ligjeve financiare për huamarrjet, por edhe qindra milionë euro për hekurudhat në korridorin 8.

”VMRO DPMNE në bashkëpunim me Levicën po bllokon ligjet për ndërtimin e shpejtë dhe të lirë të korridoreve 8 dhe 10 – D, ndërsa kjo bllokadë e pakuptueshme po i kushton qytetarëve dhe buxhetit të shtetit mbi 150 milionë euro ndërtime më të shtrenjta dhe mbi dy vjet ndërtim më të gjatë të autostradave” – thonë nga BDI.

BDI, sic njofton KlanM, I ka quajtur lajme të rreme të opozitës për 60 orë punë gjatë javës si dhe gjobat dhe penalitetet bashkë me me importimin e mbi 70% të fuqisë punëtore.

”Ligji i Punës i lejon të punësuarit, me pëlqimin paraprak me shkrim dhe me orar shtesë të paguar plotësisht, të mund të punojnë orë shtesë, ndërsa duhet të respektohen dispozitat për 12 orë pushim dhe 24 orë pushim gjatë javës. Ligjet e tjera lehtësojnë dhe thjeshtojnë procedurat institucionale për të gjitha projektet kombëtare dhe strategjike të vendit, jo vetëm për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 – D, por edhe për hekurudhat, projektet energjetike, gazsjellësit etj” – thonë nga BDI.

Një komunikatë gati identike sikurse e BDI-së, sic njofton KlanM, ka dërguar edhe LSDM-ja. Edhe socialdemokratët zotohen se nuk do të lejojnë kaosin për Korridorin 8 dhe 10D dke shtuar se Qeveria dhe shumica parlamentare po bën gjithcka për të tejkaluar bllokadat e VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share