Mexhiti: Është rinovuar tërësisht salla e parë e operacionit në Klinikën e Ortopedisë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot Klinikën Universitare për Sëmundje Ortopedike me rastin e vënies në punë të sallës së parë të operacionit të rinovuar, e cila është pjesë e bllokut operativ.

Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:

„Sot vizitojmë Klinikën Universitare për Sëmundje Ortopedike për një rast të bukur, që është vënia në punë e sallës së parë të operacionit të rinovuar, e cila është pjesë e bllokut operativ ku ka 4 salla operative.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bëhet fjalë për rinovimin e plotë të sallës së parë të operacionit me hapësira ndihmëse (dhoma pushimi dhe dhoma para mjekimi rreth 150 metra katrorë). Vlera totale e këtij investimi është 15 milionë denarë, të siguruar nga Fondi i Shëndetësisë dhe me mjete nga donacionet.

Në Klinikën e Sëmundjeve Ortopedike kryhen 1600 operacione në vit, ndërsa tani me rinovimin e sallës së operacionit, numri do të rritet dhe do të arrijë në 2000 operacione në vit. Kjo sallë nuk është në përdorim që nga viti 2017 dhe me rinovimin e saj po forcojmë seriozisht kapacitetet e institucionit.

Dua të theksoj se kjo klinikë është shembull i menaxhimit të suksesshëm të një institucioni publik shëndetësor. Para 3 vitesh Klinika është rinovuar tërësisht, si dhe është kryer transplanti i parë i kockës në vend. Një muaj më parë, me një buxhet të Ministrisë, kemi blerë sistemin e ri të pajisjeve artroskopike të destinuar për pacientët. Rregullisht investohet në pajisje të reja, implante, gjithashtu edhe në punonjësit shëndetësorë.

Më vjen mirë që po përmirësojmë kushtet e punës së punonjësve, si dhe qëndrimin e pacientëve në spital. Investojmë në infrastrukturë, në pajisje të reja, ilaçe dhe staf mjekësor“, thekson Mexhiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share