Metereologët: Sërish vjen moti i lig – lokalisht procese intensive!

MIA
MIA

Sllovenia “paralizohet” nga moti i lig

Nën ndikimin e një mase të lagësht jostabile ajrore, sot pasdite lokalisht kurse nesër nëpër shumë vende, paralajmërohet mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar, njofton KlanM.

Sic thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike lokalisht proceset do të jenë intensive në formë të motit të lig.

Mbrëmë, sic percjell KlanM, moti I lig ka paralizuar Slloveninë, ku raportohet se në Lubjanë, Kranj dhe Zasavje, uji ka përmbytur ndërtesa dhe rrugë, janë rrëzuar pullaze ndërtesash, pemë të rrënuara kurse janë regjistruar edhe aksidente hekurudhore dhe të trafikut.

Mediat sllovene raportojnë se Qendra për Shpëtim ka njoftuar për 39 incidente të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, erës së fuqishme dhe stuhive kurse kanë intervenuar 16 ekipe zjarrfikësish.

Edhe në Kroaci metereologët paralajëmrojnë për mot të lig që pritet të përfshijë pjesën më të madhe të vendit, kurse është aktivizuar edhe alarmi metereologjik.

Në vendin tonë, sipas metereologëve, sic percjell KlanM, të enjten priten erëra të fuqishme nga drejtimi verior, sic thuhet mbi 60 kilometra në orë, që do të kushtëzojë në ulje të ndjeshme të temperaturave ditore gjatë fundjavës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share