Kanë reaguar edhe nga Lëvizja BESA pas rastit të klinikës ”Zhan Mitrev”
Ja reagimi i plotë:
Nga insertet e një emisioni investigativ, të IRL, që pat hulumtuar klinikën private ” Zhan Mitrev” në Shkup, tregon se si pacientët i janë ekspozuar një eksperimenti, pa dijeninë e tyre. Nga të dhënat, tregohen raste alarmante te humbjes jetë të pacientëve nga klinika në fjalë, si pasojë e metodës së lançuar!
* Nga ky rast len të kuptohet fakti i neglizhencës maksimale të institucioneve të shërbimit shëndetësor brenda vendit. Lind pyetja, sa jemi ne si qytetarë të sigurtë, kur bëhet fjalë për shërbimet shëndetësore brenda vendit?
* Sa është rroli i mediumeve investigative, në cilësinë e shërbimeve të institucioneve të shërbimeve publike por që realizohen nga sektori privat?
* Dilema të kësaj natyre sot i ke kudo, jo vetëm në shëndetësi!
* Anomalitë brenda shoqërisë që është në proces të ndryshimit dhe me aspirata drejt BE-së, është mirë që të luftohen me kohë, e pa i dhënë ngjyrim politik, sepse kur flitet për shërbimet themelore të qytetarit, të gjithë jemi të barabartë.
Reagimi i Nënkryetares Besa Kadriu