Metereologët: Java nis me mot jostabil

MUNDËSI PËR PËRMBYTJE LOKALE

Ditëve në vijim nën ndikimin e një mase jostabile ajrore, vecanërisht nga mesdita e tutje, nëpër shumë vende do të ketë shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Deri të mërkurën metereologët parashikojnë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe zbrazje elektrike, kurse të enjten dhe të premten do të ketë jostabilitet të izoluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sic ka njoftuar Drejtroria për Punë Hidrometereologjike, lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig të përcjellë me shi të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme, zbrazje elektrike dhe paraqitje të breshërit.

Metereologët paralajmërojnë se moti I lig mund të shkaktojë përmbytje lokale dhe u kanë rekomanduar kompetentëve që të jenë në gatishmëri kurse qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share