Rama qëndron pas hetimeve të SPAK”
Partia e Ilir Metës është duke hartuar një axhendë të pavarur nga ajo e demokratëve për protestat antiqeveri, të cilën do ta bëjë publike deri ditën e martë.
“Nuk mund të flasim për një datë konkrete për protesta në emër të të gjithë opozitës, opozitës së bashkuar, apo opozitës së vërtetë, pasi kjo nuk është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi. Edhe kur u ndodh kolegëve tanë, apo çdo njeriu në komunitetin tonë. Partia e Lirisë ka një axhendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion, pikërisht për vetë veprat e krimit që janë kryer dhe po konsumohen. Të jeni të sigurt se do të njoftohen protestat në këto 24 orë”.
Por ndërkohë Meta është duke punuar edhe në planin individual për të nisur një betejë me drejtësinë. Ai ka dorëzuar kallëzim penal për atë që e cilëson si falsifikimin e kryeministrit Rama lidhur me përfshirjen e emrit të tij si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
“Në rastin konkret kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe të gjithë kukullave të tij. Ky falsifikim është bërë evident. Unë kam bërë kallëzim penal për gjashtë vepra. Ia kam adresuar edhe SPAK edhe Prokurorisë. Jam njoftuar nga SPAK që ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë. Zgjedhja ime për një avokat sulmues është për arsye se ne jemi në sulm dhe nga dita e nesërme Gjokutaj do të paraqitet në prokurori”.
Ish-presidenti premton se do të jetë në ballin e çdo proteste të qytetarëve.
Tv Klan