Australia e Zelanda e Re nuk ndalen

Kupa e Botës për femra që do të mbahet mes muajit korrik dhe gusht ka shtuar urinë e Australisë dhe Zelandës së Re. Dy shtetet duan që tani të organizojnë një tjetër turne madhor, siç është ajo e Botërorit të Klubeve. Oferta e përbashkët është depozituar në FIFA për të pritur edicionin e dytë të zgjeruar në 32 ekipe të vitit 2029.

Drejtues të federatave konfirmojnë se kjo mund të jetë një trampolinë për një ofertë të përbashkët edhe për Botërorin e Meshkujve, ndoshta në vitin 2034. Edicioni i fundit i Kupës së Botës për Klube me shtatë skuadra do të organizohet nga Arabia Saudite në fund të këtij viti.

Edicioni i parë i Kupës së Botës për Klube të zgjeruar me 32 ekipe, ide e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025 dhe do të mbahen çdo 4 vite.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share