Messi në Arabi, por CR7 nuk është gati!

Inter Miami do të përballet me Al Nassr në “Season Cup”, por ylli portugez është i dëmtuar

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur kundër njëri-tjetrit 37 herë përgjatë karrierës së tyre. Por në Riad të Arabisë Saudite më 1 shkurt nuk do të ketë një tjetër përballje, pavarësisht se tifozët anembanë botës e dëshironin një të tillë.

Ikona portugeze u dëmtua në pulpë e do t’i duhen ende disa ditë që të rikuperohet. Trajneri i skuadrës së Al-Nasr Luis Kastro tha për mediat se Cristiano Ronaldo është në fazën e fundit të rikuperimit dhe se shpresat janë të mëdha që brenda pak ditësh të bashkohet me grupin.

Ndërkohë 8 herë fituesi i Topit të Artë u stërvit bashkë me skuadrën e tij të Inter Miami në Riad.

Ekipi nga Florida do të kërkojë fitoren pasi pësoi një humbje 4-3 në sfidën ndaj Al-Hilal në sfidën hapëse të turneut, ku marrin pjesë tri ekipe.

Përballja do të luhet në stadiumin “Kingdom Arena”.

Më pas ekipi do të rikthet në SHBA, ku më 21 shkurt nis sezoni i MLS.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share