Messi drejt largimit nga PSG

Ndëshkimi, asnjë lojtar nuk është mbi klubin

Udhëtimi i Leo Messit në Arabinë Saudite pa lejen e drejtuesve ka sjellë pasoja për të ardhmen e tij në klubin e PSG, por edhe indicie se çdo të ndodhë me argjentinasin sezonin e ardhshëm.

14 ditët e ardhshme, Messi nuk do të luajë dhe as nuk do të stërvitet me skuadrën. Asnjë lojtar nuk është mbi PSG. Kështu e zgjidhi çështjen klubi duke ndëshkuar Messi-n.

Skuadra pariziene kërkon “respekt” për institucionin. Këto ngjarje nuk tregojnë gjë tjetër veç një divorc përfundimtar me klubin. Sipas L’Équipe, është e sigurt që argjentinasi, pas këtij episodi, nuk do të vazhdojë më në këtë ekip.

Por e gjithë historia ka edhe një prapaskenë. Si klubi, ashtu edhe vetë Messi e kuptuan se në repartin e sulmit mungon ekuilibri Mbappe, Messi dhe Neymar. Kjo solli eliminim nga Champions, performancë të dobët në Francë dhe shfaqjen e pakënaqësisë së tifozëve.

Tashmë mbeten pak dyshime: Leo Messi do të ndryshojë skuadrën verën e ardhshme, kur të përmbushë kontratën me skuadrën e kryesuar nga Nasser Al-Khelaifi.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share