Mes Mozzik, Feros & Don Xhonit, Trejsi Sejdini rrëfen kush e ka paguar më shumë në klip, zbulon sekretin e reperit

“Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini ishte një prej të ftuarave në spektaklin “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, në Tv Klan.

Në sfidën e saj përballë reperit të njohur Bardhi, Trejsi Sejdini çfarë nuk zbuloi. Dyshja duhet të zbulonin sekretet e bashkëpuntorëve të tyre ose duhet të pinin shots-in, duke humbur pikë nga sfida e tyre.

Një nga personazhet që Trejsi duhet të zbulonte sekrete ishte reperi Don Xhoni dhe Sejdini vendosi të fitonte pikë duke u përgjigjur kështu: “Një sekret është se Don Xhon duket si gangster, por mua më ka bërë të ndihem shumë mirë gjatë xhirimeve me të”.

Ndërsa kur në lojë u shfaq emoji i parave, Trejsi u pyet se cili nga tre reperët, ku ajo ka qenë protagoniste në klipet e tyre, e ka paguar më shumë, Miss-i shqiptar zbuloi se Don Xhoni ka qenë ai që e ka paguar më shumë për xhirimet e videoklipit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share