Merret në pyetje nëna e 31-vjeçarit që sulmoi Berishën

E ëma e 31-vjeçarit Gerti Shehu ka qëndruar për rreth 3 orë në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë. Ajo është thirrur për të dhënë disa deklarime pas sulmit që bëri djali i saj ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e goditur me grusht gjatë protestës së sotme. Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar ajo.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, pas deklarimeve, ajo është larguar me një ambulancë nga ambientet e komisariatit. Shkak mendohet se ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Në lidhje me këtë rast, kreu i demokratëve Sali Berisha ka thënë se Shehu është agjent i Policisë Kriminale. Por kjo është mohuar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka hedhur poshtë akuzat  duke thënë se Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i asnjë strukture të Policisë së Shtetit.

Sipas një dokumenti të siguruar nga Tv Klan rezulton se agresori ka probleme të shëndetit mendor. Në Gusht të këtij viti ndaj tij është lëshuar një epikrizë.

Mjeku Psikiatër Sadik Lala e ka trajtuar atë pasi familjarët kanë raportuar se prej kohësh ai manifestonte ankth, frikë dhe dyshime pa arsye, si dhe ishte konfuz në mendime. Për herë të parë, ai ishte paraqitur në një klinikë me këto shenja në 10 janar të vitit 2018./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share