Merkato e bujshme në Janar

Graham Potter zhgënjen tifozët, ecuria më negative te londinezët

Shpenzimet e majme nuk po përligjin aspak rezultatet në fushën e lojës. Chelsea mbetet ende një skuadër në ndërtim e sipër, diçka që e konfirmojnë edhe statistikat. Tekniku Graham Potter nuk ka gjetur ekuilibrat te londinezët, me anglezin që ka edhe ecurinë më negative në historinë e “Bluve”.

Disfata ndaj Sauthempton në kampionat ishte humbja e gjashtë në 17 ndeshjet e fundit, e ku pesë prej tyre përfunduan në favor të tyre. Në 14 duelet e kampionatit, Chelsea ka fituar vetëm dy prej tyre, ose thënë ndryshe 29.4%.

Ecuri që e pozicionon Potter në vendin e fundit, duke u gjendur pas emrave që nuk shkëlqyen në drejtimin e Chelsea, si Rud Gullit, Gianluca Vialli apo dhe Andre Villas Boas. Ish-trajneri i Brajton e shikon veten tashmë në një pozitë tepër të vështirë në “Stamford Bridge”, e cila mund të kulmojë në rast të një rezultati negativ në derbin me Tottenham. Potter e di se duhet të gjej formulën e duhur për të afruar edhe me tifozët, kritik në duelet e fundit.

Ndërkaq, vendimtare mund të rezultojnë edhe duelet e radhës ndaj Leeds, Lejstër e Everton, por edhe dueli i kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmund.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share