Mënyrat natyrale për të lehtësuar kollën e natës

Në luftën kundër simptomave të bezdisshme të gripit dhe të ftohurës, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë një sërë mënyrash natyrale për të lehtësuar kollën që përkeqësohet gjatë natës. Një nga këshillat kryesore është të flini me kokën lart, duke përdorur dy jastekë, për të parandaluar akumulimin e sekrecioneve në fyt.

Gjithashtu, ambienti i lagësht është thelbësor për frymëmarrje të lirë, prandaj rekomandohet përdorimi i avujve me ujë të ngrohtë dhe bimë mjekësore si menta ose nenexhiku para se të shtriheni. Për ata që vuajnë nga kolla e thatë, një shurup i bërë në shtëpi me mjaltë, vaj ulliri dhe limon mund të ofrojë lehtësim të menjëhershëm. Ky shurup natyral jo vetëm që zbut dhe holloson sekrecionet, por gjithashtu ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga toksinat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share