Mensur Jakupi: Pritshmëritë për cilësi të këtij botërori janë tejkaluar

Ky botëror ka ofruar cilësi dhe vlera të mëdha në futboll, ka thënë trajneri i futbollit, Mensur Jakupi në MundoKlan. SIpas tij, nuk ka më dallime mes kontinenteve, por ato po tregohen të afërta në futboll.

“Pritshmëritë për cilësitë e këtij botërori janë tejkaluar. Do të ishte më e kënaqshme nëse në çerekfinale do të kishim edhe një ekip nga Azia ashtu siç ka nga kontinentet tjera. Cilësia është në nivel. Në këtë fazë u tregua se kënaqësia e madhe e futbollit është kur ka edhe befasi”, deklaroi Jakupi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share