Menduh Thaçi mbështet “Ballkanin e Hapur”

“NË KËTË INICIATIVË SHQIPTARËT DO TË RRISIN POTENCIALIN E VET”

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar iniciativën Ballkani i Hapur tha se si qytetar dhe politikan i Maqedonisë së Veriut mbështet edhe këtë projekt. Sipas tij, kjo iniciativë do të kontribuojë në rritjen e potencialit nacional të shqiptarëve në vend.

“Argumenti im është se, në “Open Balkan” shqiptarët e Maqedonisë e rrisin potencialin e vet nacional, sepse është Shqipëria aty brenda dhe shumë më shumë forca e tyre ekonomike, kam shpresë se mund të bëhet forcë e një populli disa miliona”,deklaroi Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, i pyetur rreth festës që organizoi BDI me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit, Thaçi theksoi:

“Nuk duhet më BDI-së t’i jepet pushtet, nuk duhet më t’i jepet vota, sepse janë shumë të ngopur ata dhe nuk kryejnë punë, nuk bëjnë gjë. Çështja e dytë, prej te i pari e më poshtë i BDI-së, është dëshmuar se janë njerëz të paaftë”.

Ndryshe, kjo parti ka filluar aktivitetet organizative strukturore për mbajtjen e kongresit. Kryetari aktual, Thaçi nuk zbuloi nëse do të rikandidohet për kryetar të partisë në kongresin e ardhshëm. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share